LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja ndryshon formë: Shprehu me Galaxy Z Flip

E ardhmja ndryshon formë: Shprehu me Galaxy Z Flip

Ekrani i parë i palosshëm prej xhami i Samsung, i kombinuar me një UX unike, ofron një përvojë krejt të re celulare.

Sot, Samsung Electronics zbuloi Galaxy Z Flip, një smartphone të ri të palosshëm që bën diferencën. Galaxy Z Flip është i guximshëm dhe elegant – i projektuar për ata që e shohin teknologjinë e përparuar si një mënyrë për të shprehur veten e tyre. Projektuar me një xham të palosshëm, i pari i llojit të tij, Galaxy Z Flip përkul ligjet e fizikës, dhe përmban një ekran 6.7 inç i cili paloset në mënyrë elegante dhe kompakte që përshtatet me pëllëmbën e dorës tuaj. Projektuar me një Hideaway Hinge inovative dhe UX të krijuar posaçrisht, Galaxy Z Flip ofron mënyra të reja elegante për të kapur, shkëmbyer dhe përjetuar përmbajtje. Nga modeli i tij elegant e deri në përvojën fleksibël të kamerës që ofron, Galaxy Z Flip hap një dekadë të re të inovacionit të celularit të palosshëm.


“Samsung u inkurajua nga entuziazmi për Galaxy Fold. Galaxy Z Flip është hapi i rëndësishëm i radhës teksa kërkojmë të ndërtojmë kategorinë e palosshme duke sjellë për konsumatorët një faktor të ri të formës, ekran të ri dhe më e rëndësishmja, një përvojë të re celulare”, tha Dr. TM Roh, President dhe Kryetar i Divizionit të Komunikimeve Celulare në Samsung Elektronics. “Me dizajnin unik të palosshëm të Galaxy Z dhe përvojën e përdoruesit, ne po ridimensionojmë aftësitë e një pajisjeje celulare dhe çfarë ajo i mundëson konsumatorëve të bëjnë.”

Trashëgimia e palosshme

Galaxy Fold, që përkufizon kategorinë e tij, filloi epokën e palosshme. Tani, Galaxy Z Flip po e formon atë për një dekadë të re. Si pajisja e parë në serinë Z, Galaxy Z Flip prezanton një portofol të pajisjes së re që riafirmon angazhimin e Samsung për të udhëhequr kategorinë, si dhe për përdorimin e teknologjive dhe faktorë të formës për të krijuar përvoja të palosshme që do të befasojnë dhe kënaqin konsmuatorët në vitet në vazhdim.

Moda Takon Teknologjinë

Dizajni kompakt dhe elegant i Galaxy Z Flip është krijuar për ata që e shohin teknologjinë si një mënyrë për të shprehur veten. Dhe të gjitha risitë në Galaxy Z Flip sigurojnë se mund ta bëjnë këtë.

Stil që përshtatet në xhepin tuaj – I krijuar për transportueshmëri maksimale, Galaxy Z Flip paloset në madhësinë e një portofoli, kështu që lehtësisht mund ta vendosni në xhep ose çantë. Kur mbyllet, është një pajisje kompakte dhe me stil, në madhësinë e pëllëmbës së dorës. Kur hapet, madhësia e ekranit gati dyfishohet për të zbuluar një ekran mahnitës 6.7-inç. Me paletën e saj elegante të ngjyrave, cepa të rrumbullakosura me shkëlqim dhe palosjen efikase, Galaxy Z Flip padyshim që do të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

Ekrani i Parë i Palosshëm prej Xhami i Samsung – Galaxy Z Flip përmban një Ekran Infinity Flex me Ultra Thin Glass (UTG) të përkulshëm, teknologji e patentuar nga Samsung, duke e bërë atë më të hollë me një pamje brilante dhe ndjesi që nuk është provuar kurrë nga një pajisje e palosshme. Kamera në qendër në krye të ekranit do të thotë gjithashtu se nuk ka nivel dhe asnjë shpërqendrim, me raportin 21.9: 9, të parin e Samsung, kështu që ju mund të shijoni edhe më shumë nga përmbajtja juaj e preferuar si seriale dhe filma me raport 21: 9.

Hideaway Hinge e re – Hideaway Hinge e Galaxy Z Flip është një punë e artit inxhinierik. Mbështetet nga një mekanizëm CAM i dyfishtë – i vogël por i projektuar në mënyrë të sofistikuar për të siguruar që çdo rrokullisje dhe palosje është e lëmuar dhe e qëndrueshme. Galaxy Z Flip mund të qëndrojë i hapur në një varg këndesh, si ekrani i laptopit. Sistemi Hideaway Hinge integron gjithashtu teknologjinë e re të pastruesve të Samsung, i cili përdor fijet najlon të krijuara nga teknologjia e prerjes mikro për të sprapsur papastërtitë dhe pluhurin.

Përvoja Tjetër e Palosshme 

Galaxy Z Flip është i ndërtuar për stilin modern dhe në lëvizje të jetës. Tani mund të bëni më shumë, nga këndvështrime të shumta – pa duar. Kjo përvojë unike e palosshme është ndryshe nga çdo smartphone tjetër në treg sot.

Bëj më shumë pa duar –Kur Galaxy Z Flip hapet, mund të qëndrojë i hapur në kënde të shumta, duke ju mundësuar për selfie që tregojnë më shumë për botën përreth jush dhe biseda video shprehëse me Google Duo – të gjitha të realizuara pa përdorur duart.

Flex Mode –Samsung bashkëpunoi ngushtë me Google për të hartuar Flex Mode – një  përvojë të krijuar posaçërisht për përdoruesin, për faktorin unik të formës së palosshme përpara të Galaxy Z Flip. Kur pajisja është në gjendje të lirë, ekrani ndahet automatikisht në dy ekrane 4 inç, në mënyrë që të shikoni me lehtësi imazhe, përmbajtje ose video në gjysmën e sipërme të ekranit dhe t’i kontrolloni ato në gjysmën e poshtme. Lundroni me lehtësi në YouTube – shikoni përmbajtje në ekranin lart teksa kërkoni për video të tjera, lexoni përshkrime dhe komentoni në ekranin poshtë.

Kamera që ndryshon rregullat e lojës –Galaxy Z Flip praktikisht qëndron vetë, në mënyrë që të mund të kapni më shumë, në lëvizje – nga të shkrepurat në grup me timer, deri në përmbajtje të gjalla të natës. Ju mund të krijoni përmbajtje për mediat sociale nga këndi më i mirë dhe të shijoni regjistrimin e videos me një raport 16: 9 që është i përsosur për postime në platformat e mediave sociale, pa duar – nuk ka nevojë për tripod mbajtës. Kapni video mahnitëse me Night Hyperlapse ose foto të gjalla me dritë të ulët me Night mode – nuk ka nevojë për blic. Thjesht hapni pajisjen tuaj dhe vendoseni në një tryezë. Kur ta mbyllni, kapni selfie me cilësi të lartë me një dorë duke përdorur kamerën e pasme, pa e hapur pajisjen.

Njoftime sipas Kushteve të tua –Pavarësisht nëse Galaxy Z Flip është i mbyllur, i vendosur vertikalisht ose i hapur, ju kurrë nuk do të humbisni një mesazh, thirrje ose kujtesë. Kur është i mbyllur, kontrolloni datën, kohën dhe gjendjen e baterisë me një shikim në ekranin kapak. Merrni njoftime në kohë reale, në mënyrë që t’i përgjigjeni një thirrjeje lehtësisht pa e shpalosur telefonin, ose t’i përgjigjeni një mesazhi thjesht duke shtypur njoftimin dhe duke shpalosur Galaxy Z Flip-in tuaj.

Multi-Active Window – Bëni shumë gjëra njëherësh me Multi-Active Window – thjesht hapni Multi-Window Tray për të tërhequr dhe lëshuar aplikacionet që dëshironi të përdorni. Shikoni një artikull mbi look-et më të fundit të modës në pjesën e sipërme, teksa blini veshjet dhe aksesorët tuaj të preferuar në pjesën e poshtme.

Ekosistemi Galaxy

Si një pajisje Galaxy, Galaxy Z Flip sjell ekosistemin Galaxy në përvojën e tij të re të palosshme. Ai prezanton denjësisht performancën dhe karakteristikat inovative në kamera, ekran, bateri, siguri si dhe shërbime si Samsung Health, Samsung Pay, Samsung Knox dhe më shumë. Shijoni një përvojë të gjithanshme të kamerës me kapjen e videos 4K, Live Focus dhe regjistrimin Super Steady. Galaxy Z Flip përmban një sistem të dyfishtë të optimizuar të baterisë që mban më shumë energji pa marrë më shumë hapësirë ​​– dhe karikim të shpejtë të lidhur ose wireless. Gjithashtu, me Wireless PowerShare, ju mund të karikoni Galaxy Z Flip wireless me anë të Galaxy Buds, Galaxy Watch ose edhe me pajisjen e një miku. Samsung Knox mbron përdoruesit dhe pajisjet e tyre nga çipi deri në nivelin e softuerit dhe merr azhurnime mujore dhe tremujore të sigurisë. Përdoruesit gjithashtu marrin shërbime që mundësojnë pagesa të sigurta me Samsung Pay, monitorimin e shëndetit dhe mirëqenies me Samsung Health, dhe qasje në më shumë se 5000 produkte inteligjente Samsung dhe partnere përmes SmartThings.

Disponueshmëria

Galaxy Z Flip do të jetë në dispozicion në sasi të kufizuar në Vjollcë Pasqyrë dhe të Zezë Pasqyrë, duke filluar në tregjet e zgjedhura që përfshijnë SH.B.A-në dhe Korenë në 14 shkurt 2020. Për më shumë informacione rreth Galaxy Z Flip, ju lutem vizitoni news.samsung.com/galaxy, www.samsungmobilepress.com  or www.samsung.com/galaxy.

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Kalo në kategori