LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e makinave sportive është kjo – Porsche Taycan arrin në Maqedoni

E ardhmja e makinave sportive është kjo – Porsche Taycan arrin në Maqedoni

E kemi parë në fotografi, ndërsa tani mund ta kemi para nesh. Në sallonin e Porsche Maqedoni, ka arritur Prosche Taycan komplet i ri dhe elektrik.

Përshtypjet e para: Taycan është makina e parë elektrike e Porsche, e cila është rezultati i fundit i konceptit Mission E, që u prezantua në vitin 2015. Pritjet e Taycan janë të mëdha, pasi tek ajo shihet e ardhmja e makinave sportive.


Pamja flet: Inxhinierët e Porsche e kanë dizajnuar Taycan që të jetë maksimalisht efikas në ballafaqimin me ajrin, të kanalizojë ajër përmes hapjeve të parme, përmes kanalëve për ftohje të baterive dhe sistemit për frenim dhe të arrijnë “downforce” të mjaftueshëm.

Para nesh është versioni Turbo i Taycan, që ka dy elektromotorë, të cilët bashkërisht prodhojnë fuqi prej 670 kuajsh. Taycan ka ndërrues, për dallim nga makinat tjera elektrike, është 2-shpejtësish.

Brendësia e Taycan në shikim të parë është thuajse identike me gjeneratën e re të 911. Por kjo përshtypje mbetet derisa nuk e shtypni butonin për kontakt. Ka 3 ekranë të mëdhenj.

Pozicioni për ulje është identik sikur tek 911, që do të thotë i përkryer. Në pjesën e prapme të Porsche, inxhinerët kanë vendosur bateritë nën ulëse, që do të thotë se hapësira për këmbët është maksimalisht e shfrytëzueshme për rehatinë e udhëtarëve.

Me promovimin e Taycan, Porsche siguron të gjithë dashamirët e automjeteve sportive dhe skeptikët e tranzicionit të pashmangshëm nga automjetet e motorëve me djegie të brendshme në automjetet me energji elektrike. E ardhmja nuk do të jetë e mërzitshme, do të jetë elektrike!