Ka disa ditë që mediat në Spanjë raportojnë se Lionel Messi nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Barcelonën, me atë aktuale që skadon në verën e vitit 2021.

Madje, më tej bëhet e ditur se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mund të largohet nga Blaugranasit si lojtarë i lirë në këtë verë, shkaku i një klauzole speciale që ia lejon këtë gjë.


Kështu, a mund të transferohet 32-vjeçari te skuadrat si Manchester City apo Manchester United, që thuhet se po e shqyrtojnë mundësinë e transferimit të tij?

lionel messi real madrid barcelona 1568e31dhqj4c1kfxuz8m2dq09

Nëse vendosë të largohet nga Barca, argjentinasi me shumë gjasë mund të kalojë te Citizens, pasi aty ka raporte të mira me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola.

E gjithë kjo situatë ka arritur shkaku i përplasjes së tij me Eric Abidalin në fillim të këtij vitit, derisa edhe neglizhenca e Josep Maria Bartomeut që ta rikthejë Neymarin në Camp Nou.

Një tjetër fakt është edhe kompania që është paguar nga presidenti i klubit që të shkatërrohet imazhi i disa lojtarëve e -ish-lojtarëve dhe të lartësohet figura e tij.

jordi albalionel messi barcelona 2019 20 1as46pkh7yfut16uhdq8k0veel

Një destinacion tjetër i Messit do të ishte edhe Interi i Antonio Contes, në mënyrë që të ringjallë rivalitetin me Cristiano Ronaldon që luan te Juventusi.

Kjo verë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e yllit argjentinas, pasi aty do të mësohet nëse e vazhdon kontratën apo largohet si lojtar i lirë. /Telegrafi/

telegrafi sport app