LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari për sulmin ndaj Salman Rushdie, akuzohet për tentimvrasje të shkallës së dytë

I dyshuari për sulmin ndaj Salman Rushdie, akuzohet për tentimvrasje të shkallës së dytë

Personi i dyshuar që theri me thikë Salman Rushdie derisa ishte në skenë në pjesën veriore të New Yorkut, është arrestuar nën akuzën për tentimvrasje të shkallës së dytë ndaj shkrimtarit të njohur, si dhe për sulm të shkallës së dytë dhe lëndimit të moderatorit – ka njoftuar policia amerikane.

I dyshuari i identifikuar si Hadi Matar, 24-vjeç nga New Jersey – po mbahet në paraburgbim në Chautaukua, transmeton Telegrafi.

Rushdie, 75-vjeç, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale – pasi që është therur të paktën një herë në qafë dhe bark gjatë sulmit të premtes, ka shtuar policia e New Yorkut.


Policia amerikane zbulon identitetin e sulmuesit të shkrimtarit Salman Rushdie, i cili u ther disa herë në qafë në New York
Lexo po ashtu Policia amerikane zbulon identitetin e sulmuesit të shkrimtarit Salman Rushdie, i cili u ther disa herë në qafë në New York

Shkrimtari me prejardhje indiane ishte ngjitur në skenë për të folur, kur Matar iu vërsul me thikë. Në anën tjetër, agjenti i Rushdie, Andrew Villey, ka thënë të premten mbrëma se Rushdie ka pësuar dëmtime në mëlçi si dhe i janë prerë nervat në dorë dhe sy – e aktualisht gjendet në respirator.

Henry Reese, 73-vjeç që gjithashtu ishte në skenë për të moderuar debatin me Rushdie, ka pësuar lëndime të lehta në fytyrë gjatë sulmit. Megjithatë pas trajtimit në spital është lëshuar për të vazhduar rehabilitimin në shtëpi.

Rushdie kishte shkaktuar reagime të ashpra për shkak të romanit “Vargjet Satanike” të botuar në vitin 1988, që flet për jetën e profetit Muhamed, e disa myslimanë e konsiderojnë si njeri të devijuar.

Në Iran kjo libër është e ndaluar e Ayatollah Homeini kishte kërkuar kokën e tij – duke bërë thirrje publike për ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori