LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se trafikantët e drogës ikën me skaf në grykëderdhjen e Ishmit

Dyshohet se trafikantët e drogës ikën me skaf në grykëderdhjen e Ishmit

Të dhënat paraprake të hetimit të ngecjes së avionit të drogës në Ishëm të Durrësit kanë hedhur dritë mbi detaje të reja që bien ndesh me dëshminë e pilotit italian, Guido Guidi.

Burime të prokurorisë i thanë “Gazeta Shqiptare” se ajo u që përshkrua nga 69-vjeçari si një fluturim njohjeje, mund të ketë qenë tentativë për trafik të pastër ndërkombëtar të lëndëve narkotike.


Nga indiciet që disponon prokuroria, ka dyshime se persona të tjerë kanë qenë duke e pritur pilotin së bashku me “mallin” gati për ngarkesë, por ngecja e avionit ka dështuar planet e tyre. Konkretisht, hetuesit kanë dyshime se trafikantët së bashku me hashashin kanë mbërritur me skaf në grykëderdhjen e Ishmit, në afërsi të pistës së avionit. Ata janë larguar me lehtësi përsëri me skaf pasi avioni ka ngecur dhe është dëmtuar në mënyrë të pariparueshme.

Piloti italian tregon se sa para do të merrte për transportin e drogës në Itali
Lexo po ashtu Piloti italian tregon se sa para do të merrte për transportin e drogës në Itali

Nga pamjet e publikuara me dron, shihet qartë se pista është fare pranë grykëderdhjes së Ishmit, gjë që i ka bërë prokurorët ta konsiderojnë si pistë mbërritjen e hashashit me skaf ose peshkarexhë dhe jo në rrugë tokësore.

Gjithashtu, dyshimet janë se Guido Guidi ka zhdukur celularët që mbante me vete në mënyrë që të mos identifikoheshin bashkëpunëtorët e tij. Jo vetëm kaq, por një pjesë e grupit hetimor po heton pistën se individë të paidentifikuar – ndoshta vetë trafikantët – kanë tentuar ta çmontojnë avionin “Piper” në mënyrë që të zhdukej çdo gjurmë e linjës së trafikut. Ky plan ka dështuar, pasi çështja u bë publike dhe media mbërriti me urgjencë në vendngjarje, disa orë pasi avioni kishte rënë.

Një burim i grupit hetimor i tha “GSH” se vidat e krahëve të avionit janë liruar, dhe ky fakt kërkon një ekspertizë të mëtejshme.

Guido Andrea Guidi, 69-vjeçari që “ngeci” me një avion “Piper” në grykëderdhjen e Ishmit dhe që po hetohet për “Shkelje të rregullave të fluturimit ndërkombëtar” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”, ka përdorur një “smartphone” gjatë gjithë fluturimit, por që nuk është gjendur ende.

Burime nga prokuroria pohuan dje për “BalkanWeb” se ka dyshime të arsyeshme se piloti italian ka dorëzuar vetëm një telefon, ku nuk kishte shumë të dhëna, ndërsa tjetrin, atë me të cilin ka pasur kontakte dhe ka shkëmbyer mesazhe me trafikantët shqiptarë, mendohet se e ka “zhdukur” diku në zonën ku ra avioni.

Pilotit të avionit “Piper” i është ofruar tashmë mundësia e firmosjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi me drejtësinë shqiptare në formën e të penduarit, por nuk dihet ende nëse do ta firmosë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori