LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se e dhunoi të miturën derisa ishte nën ndikim të alkoolit, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit në Gjakovë

Dyshohet se e dhunoi të miturën derisa ishte nën ndikim të alkoolit, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.N. i cili dyshohet se ka dhunuar të miturën E.A.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga prokuroria.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.N., për shkak të veprës penale “Dhunimi”, nga neni 227, paragraf 4, nen paragraf 4.8, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.


Sipas, komunikatës rasti ka ndodhur në fund të gushtit të këtij viti, ku thuhet se e dëmtuara ishte nënndikimin e alkoolit.

“Prokuroria njofton se,  më 30 gusht 2021, në Komunën e Gjakovës, konkretisht në shtëpinë e tij, i pandehuri K.N., e ka detyruar personin tjetër, të dëmtuarën e mitur E.A., për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj”, thuhët në komunikatë.

Sipas komunikatës, “E dëmtuara, edhe pse nuk kishte refuzuar të shkonte me të pandehurin në shtëpinë e tij, e njëjta ishte nën ndikimin e alkoolit, ku kishte konsumuar paraprakisht në një lokal, aty edhe ku ishte njoftuar me të pandehurin”.

“Pasi ishte kthjellur nga alkooli, e kishte vërejtur vetën të zhveshur në pjesën e poshtme të trupit, e po ashtu i kishte vërejtur edhe lëndimet, të përshkruara sipas raportit të ekzaminimit klinik mjekoligjor. Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri K.N., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori