Dyshohen për vjedhje, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy grave

Policia e Kosovës, Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast “Vjedhje”, që ka ndodhur më 01.04.2023, në një market në Prishtinë.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/11/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































