Dy fëmijë të vegjël u kapën në flagrancë pasi shkaktuan një “cunami me bojë” - duke mbuluar të gjithë kuzhinën dhe duke u zhytur kokë e këmbë në bojë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hayley Kidd, 27 vjeçe, nga Knaresborough, North Yorkshire - Angli, ishte duke bërë rinovimin e kuzhinës të hënën, ndërsa fëmijët e saj Bonnie, katër vjeçe dhe Harry, një, luanin jashtë në kopsht.


Screenshot 2 74

Ajo u ngjit lart për të përdorur tualetin ndërsa fëmijët ishin të zënë, por kur u kthye më pak se pesë minuta më vonë, gjeti atë çfarë as që do t’i shkonte ndër mend ndonjëherë.

Screenshot 3 56

Ajo gjeti dy vogëlushët që kishin lyer veten dhe të gjithë kuzhinën, duke përfshirë dyshemenë, dollapët dhe sipërfaqet.

Screenshot 4 40

Një gjë e tillë vlerësohet t'i ketë kushtuar Hayley-t të paktën 500 funte (rreth 600 euro), sepse ajo thotë se duhet të zëvendësojë furrën, ventiluesin, mikrovalën dhe madje edhe prizat.

Hayley tha: "Kjo është ndoshta dita më e keqe e jetës sime, por ishte qesharake dhe tani ka ndodhur". /Telegrafi/