LAJMI I FUNDIT:

Dyshimet për keqtrajtimin e një 3-vjeçari, paraburgim për edukatoren dhe kuzhinieren e çerdhes në Fushë Kosovë

Dyshimet për keqtrajtimin e një 3-vjeçari, paraburgim për edukatoren dhe kuzhinieren e çerdhes në Fushë Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë të mërkurën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurave N.M. dhe N.H., edukatore dhe kuzhiniere në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, pas dyshohet se kanë keqtrajtuar një fëmijë 3-vjeçar.

Sipas Prokurorisë, të njëjtat dyshohen për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.


Kërkohet paraburgim për edukatoren dhe kuzhinieren, pas ekzaminimit të 3-vjeçarit rezulton se i kanë shkaktuar lëndime në trup
Lexo po ashtu Kërkohet paraburgim për edukatoren dhe kuzhinieren, pas ekzaminimit të 3-vjeçarit rezulton se i kanë shkaktuar lëndime në trup

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal  ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë,  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurave N.M dhe N.H,  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat  penale Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 195 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe Lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3, pika 3.1 lidhur me paragrafin 1, pika 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurave, andaj të njëjtave iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilën. Gjyqtarja e procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër dy të pandehurave dhe ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi  1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, po ashtu gjykata ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për ta siguruar praninë e të pandehurave dhe pas analizimit të tyre, ka konstatuar  se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje penale”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe të hënën në orët e vona, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihet se si një fëmijë i moshës 3-vjeçare tërhiqej zvarrë nga dy edukatore në një çerdhe në Fushë Kosovë.

Në orët e mëngjesit të së martës, Inspektorati i Arsimit kishte shkuar në këtë institucion dhe më pas edhe Policia e Kosovës.

Pas marrjes në pyetje, në orët e pasdites Policia e Kosovës të martën ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh ndaj të dyshuarave N.M 64-vjeçare si dhe N.H 56-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori