LAJMI I FUNDIT:

Dyshime se pasagjerët ishin infektuar me coronavirus, anijes i mohohet zbarkimi nga pesë porte

Dyshime se pasagjerët ishin infektuar me coronavirus, anijes i mohohet zbarkimi nga pesë porte

Një anije lundrimi që ishte bllokuar në det, sepse portet ishin të shqetësuar se pasagjerët do të mund të sillnin coronavirusin, është lejuar të ndalohet në Kamboxhia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për anijen MS Westerdam që ishte refuzuar nga pesë vende në Azi ditët e fundit.


Siç thuhet më tej, një tjetër anije lundrimi në karantinë në Japoni ka më shumë se 200 të infektuar – por Westerdam, me më shumë se 2,000 ekuipazh dhe pasagjerë, nuk ka asnjë të tillë.

Bëhet e ditur se vetëm të martën, anija u përpoq të zbarkonte në Bangkok, por iu mohua një gjë e tillë.

Një anije e marinës tajlandeze e shoqëroi atë nga Gjiri i Tajlandës, nga ku ajo filloi kursin për në Kamboxhia.

Të enjten në mëngjes, anija arriti më në fund në një pikë ankorimi në qytetin portual të Sihanoukville.

Westerdam, i drejtuar nga Holland America Line me qendër në SHBA, u nis nga Hong Kongu më 1 shkurt me 1.455 pasagjerë dhe 802 ekuipazh në bord.

Sikurse nga Tajlanda, asaj gjithashtu i ishte refuzuar nga Tajvani, Guam, Filipinet dhe Japonia.

Kapiteni i anijes, Vincent Smit tha se anija do të ankorohej jashtë Sihanoukville për të lejuar autoritetet të kryejnë kontrolle shëndetësore në bord.

E ambasada amerikane në Kamboxhia tha se kishte dërguar një ekip për të ndihmuar qytetarët e saj në planifikimin e udhëtimit të tyre.

Ndërkohë, vendimin e Kamboxhias për të mirëpritur MS Westerdam u vlerësua nga shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO). /Telegrafi/