LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për shpëlarje parash në procesin e privatizmit (Video)

Dyshime për shpëlarje parash në procesin e privatizmit (Video)

Drejtori menaxhues i Agjensionit Kosovar të Privatizimit, Ekrem Hajdari, në Emisionin Euro Tribuna në TribunaChannel, ka pohuar se ka pasur dyshime për shpërlaje parash në procesin e privatizimit të një biznesi.

Po ashtu Hajdari gjatë këtij emisioni përmend edhe strategjinë që do e përdorin në bazë të ligjit për investime strategjike.


Agjencioni Kosovar i Privatizimit shpesh herë ka qenë vend parkim i veturave të shumta të policisë së Kosovës të cilët kanë kryer bastisje të shpeshta në këtë institucion.

Kjo ka bërë që imazhi i këtij agjencioni të jetë shumë i dëmtuar dhe si rrjedhojë edhe të mos ketë investitor serioz.

Hajdari  thotë se tashmë kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me Policinë e Kosovës dhe së asnjëherë policia nuk do të ketë nevojë që të zbarkoj si në ta kaluarën në AKP.