LAJMI I FUNDIT:

Dyqan i ri i brendit H&M në Gjilan nga Addo Group

Dyqan i ri i brendit H&M në Gjilan nga Addo Group

Brendi prestigjioz suedez H&M ofrohet në dyqanin e ri modern duke e bërë Gjilanin kështu pjesë të trendëve të fundit të modës ndërkombëtare, që nga 20 Prill. Addo Group që sjellë brendin H&M në Kosovë, ka vendosur që në hapje të ketë 20 deri në 70 për qind zbritje, në të gjitha artikujt.

Ky dyqan do të jetë në qendrën tregtare Flora Center në Gjilan. Dyqani do të jetë mbi 250m² dhe do të ketë interier modern, ku fokusi kryesor është konsumatori dhe ekspozimi i mbi 5,000 artikujve.

“H&M do të zgjeroj gamën e produkteve dhe shpërndarjen gjeografike të pikave shitëse shumë shpejtë” thotë Kujtim Gazideda drejtor i ”Addo Group”.
“Përkundër shumë vështirësive në zhvillimin e biznesit, ne jemi të fokusuar të zgjerohemi dhe të jemi sa më pranë konsumatorit”. /Telegrafi/