LAJMI I FUNDIT:

Hera e parë në Kosovë që infermierët e ushtrisë kyçen në shërbimin civil shëndetësor, 12 infermierë të FSK-së i bashkohen QKUK-së

Hera e parë në Kosovë që infermierët e ushtrisë kyçen në shërbimin civil shëndetësor, 12 infermierë të FSK-së i bashkohen QKUK-së

Dymbëdhjetë infermierë të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës i janë bashkuar sot Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në këtë ngjarje u tha se në këtë periudhë të vështirë pandemie djemtë dhe vajzat e FSK-së që janë në gatishmëri të plotë për t’u vënë plotësisht në shërbim të qytetarëve.

Drejtori i Shërbimit Spitalor të Kosovës, Valbon Krasniqi tha se Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Shërbimi spitalor po bashkëpunojë dhe kjo sipas tij është hera e parë që infermierët e ushtrisë po kyçen direkt në shërbimin civil shëndetësor.

“Shkathtësitë e juaja, profesionalizmin tuaj të ngritur me vite të tëra në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tani keni rastin ta zhvendosni në rrafshin tjetër, në atë të dhënies së shërbimeve shëndetësore për pacientët tanë të prekur me COVID-19”, tha Krasniqi.

Ndërsa, në një postim në rrjetin social Facebook, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se dymbëdhjetë infermier/e të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), sot iu bashkëngjiten Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Kjo është një dëshmi konkrete se FSK-ja sikurse edhe Batalioni i Mjekësisë në kuadër të FSK-së ka kapacitete mjekësore dhe logjistike për të ndihmuar në çfarëdo situatë. Në momente të vështira kemi pranë djemtë dhe vajzat e FSK-së që janë në gatishmëri të plotë për t’u vënë plotësisht në shërbim të qytetarëve. E falënderova Shkëlzen Sylën, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërinstitucional, sikurse dhe Valbon Krasniqin, drejtorin e përgjithshëm të ShSKUK-së”, shkruan Zemaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori