Dybala pëlqen postimin kundërthënës pasi qëndroi 90 minuta në bankën rezervë

Paulo Dybala ka pëlqyer një postim që vë në dyshim vendimin Andrea Pirlos për ta lënë atë në bankën rezervë për 90 minuta në ndeshjen kundër Crotones.
Sulmuesi i Juventusit nuk u angazhua nga trajneri në takimin e të shtunës që përfundoi me rezultat të barabartë (1-1).
“Pyes veten se cili është qëllimi që ta sjellësh Dybalan në Crotone, nëse nuk e angazhon asnjë minutë. Nëse nuk ka qenë në gjendje të luajë, a nuk do të ishte më logjike që ta linit në Torino që të stërvitej?”, ka shkruar korrespondentja e Gazzetta dello Sport në Twitter.
Argjentinasi e ka pëlqyer këtë postim, mirëpo më pas e ka tërhequr reagimin e tij në këtë rrjete social.
Dybala nuk është ndier mirë gjatë angazhimit me kombëtaren e Argjentinës, ashtu që nuk luajti për shkak të problemeve gastrointestinale.
La Joya nuk ishte i përgatitur plotësisht që të luante ndaj Crotones, ashtu që Pirlo e la në bankën rezervë gjatë gjithë lojës. Sipas Tuttosport, sulmuesi pritet të startojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dynamo Kyivit të martën. /Telegrafi/

















































