LAJMI I FUNDIT:

Dybala: Nuk e kam menduar se kaq shumë do më mungonte futbolli

Dybala: Nuk e kam menduar se kaq shumë do më mungonte futbolli

Paulo Dybala ka thënë se ai asnjëherë nuk e kishte menduar se do i mungonte kaq shumë futbolli dhe kur të rikthehet në fushë do të ketë një pasion edhe më të madh.

Sulmuesi argjentinas është ende duke u rikuperuar nga coronavirusi, pasi për të katërtën herë ka rezultuar pozitiv.

“Ta them të vërtetën, unë kurrë nuk kam menduar se do më mungonte kaq shumë futbolli”, ka thënë La Joya.


“E kam atë ndjenjën se duhet të rikthehem sa më shpejtë të luaj futboll, të takoj bashkëlojtarët dhe të luajmë me topin, pasi në shtëpi është më ndryshe”.

Dybala vazhdon të mbetet i infektuar me coronavirus
Lexo po ashtu Dybala vazhdon të mbetet i infektuar me coronavirus

“Duhet të vë atletet e mija dhe të vrapoj e të shënoj gola. Kjo gjë më mungon shumë dhe shpresoj që të rikthehemi sa më shpejtë”, ka shtuar më tej Dybala.

Argjentinasi ishte duke kaluar nëpër një formë të lartë, e që coronavirusi i ndali hovin. /Telegrafi/