Dybala mund të transferohet te Napoli

224:"TURIN, ITALY - AUGUST 14: Paulo Dybala of Juventus shouts during the Pre-season Friendly match betewwen Juventus A v Juventus B on August 14, 2019 in Villar Perosa near Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images) 12:"Getty Images
Paulo Dybala është lidhur befasisht së fundmi me një transferim te rivali i Juventusit, Napoli.
Ylli argjentinas është lojtar i padëshiruar te Juventusi dhe drejtuesit e klubit tashmë ia kanë ofruar disa klubeve lojtarin.
Megjithatë, Dybala ka refuzuar destinacione si Tottenham Hotspur dhe Manchester Unitedi duke shpresuar mbetjen te Juventusi.
Por, situata e tij nuk ka ndryshuar aspak pasi trajneri Maurizio Sarri e preferon para tij bashkëkombësin Gonzalo Higuain.

Sipas gazetës spanjolle Marca, ky 'injorim' i Sarrit mund ta detyrojë Dybalan të transferohet te rivali i Juventusit, Napoli.
Napoli është i interesuar të përforcojë edhe më shumë sulmin dhe pas refuzimit të James Rodriguez, Dybala duket ideali. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































