Dybala bën liderin te Juve: Duhet të kemi respekt për këtë fanellë, jemi Juventusi

Juventusi ka pësuar një tjetër humbje në Serie A, ku kësaj radhe është mposhtur nga Verona 2-1.
Zonja e Vjetër nuk po arrin asesi të këndellet dhe tani e shohin vetën në vendin e nëntë në Serie A me 15 pikë pas 11 takimeve.
Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala është parë shumë i emocionuar në fund të ndeshjes.
Dybala ka kritikuar bashkëlojtarët se duhet të shfrytëzohen rastet duke ia kujtuar që janë Juventusi dhe duhet të kenë respekt për fanellën.
“Verona arriti të shënojë dy gola shumë shpejt, por është e vërtetë që kanë qenë më të shkathët se ne, duke fituar shumë dyluftime”.
“Pastaj në atë pikë, duhet të kërkosh të bësh gol në çdo mënyrë, por ne nuk mund ti dhurojmë një pjesë loje kundërshtarit. Duhet të mos harrojmë se jemi Juventusi, duhet të kemi respekt për këtë fanellë, për historinë e saj dhe për kampionët e mëdhenj që e kanë veshur më përpara”, u shpreh argjentinasi.
Tutje sulmuesi argjentinas ka thënë se vetëm të bashkuar si skuadër mund të dalin nga ky moment i vështirë që po kalojnë.
“Duhet të jemi të bashkuar. Secili prej nesh, para se të shkojë të flejë në mbrëmje, duhet të mendojë për ndeshjen kundër Veronës dhe se çfarë duhet të japë më shumë”.
“Duhet të përballemi me realitetin dhe të mendojmë menjëherë për ndeshjen e së martës. Nëse luan tek Juventusi nuk mund të kesh frikë”, tha Dybala.
Ndeshjen e radhës Juventusi në Serie A do të përballet me Fiorentinën në Allianz Stadium. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Nga portierët te kapitenët, gjyqtari dhe hedhja e topit - IFAB miraton ndryshime të shumta të rregullave

Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Inteligjenca Artificiale zbulon datën kur do ta fitojë Liverpooli titullin e Ligës Premier

Real Madrid konsideron transferimin e yllit të Bayern Munichut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk