Që nga dita e parë e vitit 2024, klauzola e blerjes së sulmuesit argjentinas Paul Dybala, ra nga 20 milionë në 13 milionë euro, por me disa kushte të cilat i ka zbuluar mediumi italian Gazzetta dello Sport.

Kjo klauzolë vlen vetëm për klubet jashtë Italisë dhe e vetmja mënyrë që Roma mund ta evitojë largimin e Dybalas, është që t’i paguajë atij një dëmshpërblim që varion nga 3 deri në 5 milionë euro.


Së fundmi është raportuar që interesim të madh për shërbimet e 30-vjeçarit ka shprehur klubi arab Al-Nassr, aty ku luan Cristiano Ronaldo me të cilin Dybala kishte pasur një partneritet të shkëlqyer gjatë kohës kur dyshja luanin për Juventusin.

paulo dybala celebracion gol roma europa press 4

Kujtojmë se Dybala është transferuar tek Roma si lojtar i lirë rreth një vit e gjysmë më parë dhe u largua nga Juventusi pas plotë shtatë vitesh.

Megjithatë, pas 293 ndeshjeve, 115 golave ​​dhe 48 asistimeve, Dybala e ndjente se kishte ardhur koha për një aventurë të re.

Dybala përfundoi në Romë kundër vullnetit të tij në verën e vitit 2022 dhe më pas shpërtheu nën drejtimin e Mourinhos pasi shënoi 22 gola dhe dhuroi 14 asistime në 53 ndeshje./Telegrafi/

telegrafi sport app