Dy yjet që e kanë pothuajse të sigurt largimin nga Chelsea këtë verë

Chelsea pritet t’i largojë së paku dy lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës, duke përfituar para të mira të cilat do t’i shërbenin për të përforcuar skuadrën me emra tjerë.
Sipas gazetarit të AS, Eduardo Burgos, Chelsea pritet të largojë dy sulmuesit e saj, Noni Madueke dhe Nicolas Jackson këtë afat kalimtar të verës.
"Nico Jackson dhe Madueke do të largohen nga Chelsea këtë verë, pothuajse me siguri", shkroi Burgos në profilin e tij në "X".
Madueke dihet se është nën radarin e Arsenalit, por Atletico Madridi gjithashtu e sheh sulmuesin anësor si një mundësi të mirë tregu.
Ekipi i Diego Simeones është gjithashtu i interesuar për Jacksonin, si dhe klube të tjera të La Ligës dhe Ligës Premier.
Megjithatë, asnjë pretendentë i mundshëm nuk ka shprehur interesimin deri tani duke bërë ndonjë sondazh apo ofertë. /Telegrafi/




















































