Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 2 nëntor të vitit 2015, me shumicë votash kishin ratifikuar me ligj Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA). Partitë politike opozitare nuk morën pjesë në votim.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 86 vota pro miratuan ligjin që e mundëson zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Për ratifikimin e MSA-së, nevojiten dy të tretat e 120 deputetëve, sa i kishte Parlamenti i Kosovës.
Ratifikimi i MSA-së, u bë në një seancë solemne, ku të pranishëm ishin edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe një numër i madh i ambasadorëve në Prishtinë të vendeve më të industrializuara.
Tri partitë politike opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, morën pjesë vetëm në fillim të seancës, derisa lexuan fjalimet e tyre kundër qeverisë dhe siç thanë “të metat që i ka marrëveshja (MSA)”.
Opozita me pas u largua nga salla e Parlamentit, duke mos marrë pjesë në votim për ratifikimin e MSA-së.
Kosova në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit prezantohet me fusnotë, jo si Republikë e Kosovës. Në këtë pikë këmbëngul opozita, e cila thoshte se Kosova nga Bashkimi Evropian nuk trajtohet si shtet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë