LAJMI I FUNDIT:

Dy të vrarë në një sulm me thikë në Republikën Çeke

Dy të vrarë në një sulm me thikë në Republikën Çeke

Dy gra kanë vdekur në një sulm me thikë në një qendër tregtare në Republikën Çeke, kanë njoftuar zyrtarët.

Policia deklaroi se ka arrestuar një adoleshent të dyshuar në lidhje me sulmin me thikë në një dyqan në qytetin Hradec Kralove, në lindje të Pragës.

Raportet fillimisht thanë se viktimat ishin plagosur, njëra prej tyre rëndë, por policia më vonë tha se të dyja kishin vdekur.


Ato nuk u identifikuan, shkruan AP, përcjell Telegrafi.

Ndërsa një shtetas çek 16-vjeçar u ndalua nga policia rreth një kilometër nga vendi i ngjarjes, menjëherë pas sulmit.

Dhe pranë tij u gjet një thikë.

Kryeministri Petr Fiala shprehu ngushëllimet e tij për familjarët e të vdekurve.

“Ajo që ka ndodhur sot në Hradec Kralove është një akt absolutisht i pakuptueshëm dhe i tmerrshëm”, tha ai.

Ndryshe, deri më tani nuk dihet motivi i sulmit. /Telegrafi/