LAJMI I FUNDIT:

Dy të vdekur pasi kadeti japonez hapi zjarr ndaj kolegëve në poligonin e qitjes

Dy të vdekur pasi kadeti japonez hapi zjarr ndaj kolegëve në poligonin e qitjes

Dy persona gjetën vdekjen të mërkurën pasi një kadet dyshohet se hapi zjarr ndaj anëtarëve të njësisë së tij në një qendër stërvitore ushtarake në Japoninë qendrore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat ndodhën gjatë një stërvitje stërvitore me zjarr të drejtpërdrejtë – dhe disa njerëz të tjerë u plagosën.


Kadeti u arrestua dhe motivi ende nuk është përcaktuar, kanë thënë autoritetet.

Sekretari kryesor i kabinetit japonez Hirokazu Matsuno tha se incidenti ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit në një poligon qitjeje në Hino City në prefekturën qendrore japoneze të Gifu.

“Ne kemi marrë një raport se personeli i SDF-së që ka qëlluar me pushkë është marrë tashmë në paraburgim. Ne do të përmbahemi nga dhënia e detajeve të mëtejshme pasi hetimi është në vazhdim”, ka thënë Matsuno.

Matsuno tha se të paktën tre persona u plagosën.

Transmetuesi publik japonez NHK raportoi se i dyshuari ishte një anëtar adoleshent i SDF-së i cili dyshohet se qëlloi me një pushkë automatike.

Dhuna me armë është jashtëzakonisht e rrallë në Japoni, një vend me 125 milionë banorë. Ajo ka një nga normat më të ulëta të krimeve me armë në botë për shkak të ligjeve të saj jashtëzakonisht të rrepta për kontrollin e armëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori