ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një tjetër.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 11:05 në Prishtinë, ndërkaq rasti është cilësuar si lëndim i rëndë trupor.


“Janë arrestuar dy të dyshuar mashkull kosovar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/