LAJMI I FUNDIT:

Dy të akuzuar për terrorizëm, bashkëpunojnë me Policinë e Kosovën: Tregojnë detajet e planit për sulm gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael

Dy të akuzuar për terrorizëm, bashkëpunojnë me Policinë e Kosovën: Tregojnë detajet e planit për sulm gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael

Visar Ibishi dhe Flamur Gashi, janë dy nga 18 të arrestuarit e ditëve të fundit për terrorizëm në Kosovë, të cilët kanë pranuar të bashkëpunojnë me policinë dhe prokurorinë speciale atje. ABC NEWS ka mësuar nga burimet konfidenciale pranë Drejtorisë së antiterrorit në Tiranë, se Policia e Kosovës ka njoftuar se ata kanë pranuar të marrin statusin e bashkëpunëtorëve, duke treguar me detaje planin e sulmit me eksploziv në Shkodër.

Nuk jepen shumë detaje për të dhënat e deklaruara pasi burimet thonë, se ndodhen në fazën e verifikimit të thënieve të tyre. Ata shprehen se Ibishi ka pranuar se ka pasur një komunikim të vazhdueshëm me Lavdrim Muhaxherin dhe Ridvan Haqifin. Prej tyre të kanë marre urdhrat për sulm terrorist. Ata kanë treguar edhe veprimet konkrete që kanë kryer, si në Kosovë ashtu në Shqipëri, për të realizuar një sulm me eksploziv gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael në Shkodër.


Por, zyrtarisht, Policia e shtetit thotë se është në pritje të deklaratave të këtyre dy bashkëpunëtoreve, që të vijnë në rrugë zyrtare për të kryer edhe verifikimet konkrete në Shqipëri. Nga ana tjetër, edhe burime nga Prokuroria për Krime të Rënda thonë se nuk kanë një informacion zyrtare për këtë fakt, por po presin materialet nga drejtësia e Kosovës.

Ajo që për hetuesit tashmë është saktësuar, janë lidhjet e disa nga 18 të arrestuarve në Kosovë me katër të prangosurit në Shqipëri. Kontaktet mes tyre, thonë burimet, kanë qenë të vazhdueshme për shkak edhe të lidhjeve familjare, pasi Besart Peçi, i arrestuar në Kosovë, është kunati i ish-oficerit të forcave komando Medat Hasani, i arrestuar në Shqipëri. Burimet thonë se edhe takimet mes tyre janë fotografuar në Shqipëri e Kosovë, por pritet të zbardhen detaje të reja në ditët në vazhdim.

Për prokurorin shqiptare, katër të arrestuarit në Shqipëri kanë rolin e mbështetësve dhe shoqëruesve të personave që do të vinin nga Kosova për të kryer akte terroriste në Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori