LAJMI I FUNDIT:

Dy shpërthimet e fuqishme, pamje të tjera të sulmit në zonën pranë ambasadës amerikane në Bagdad

Dy shpërthimet e fuqishme, pamje të tjera të sulmit në zonën pranë ambasadës amerikane në Bagdad

Dy shpërthime të fuqishme shqetësuan banorët e kryeqytetit të Irakut, Bagdad, gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së mërkurë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy shpërthime që patën jehonë në Bagdad gjatë të mërkurës, të pasuara nga sirenat.


Sipas informacionit të parë që vijnë nga ushtria irakiane, bëhet fjalë për dy raketa që kanë rënë brenda Zonës së Gjelbër, në të cilën ndodhet edhe Ambasada e SHBA-së.

Ndërkohë, për fat të mirë është thënë se nuk është raportuar për ndonjë viktimë.

Ndryshe, shpërthimi i tyre vjen pas sulmit me raketa nga Irani në drejtim të dy bazave ushtarake amerikane në Irak.

Dy shpërthime të fuqishme në Bagdad, lëshohen sirenat që paralajmërojnë për rrezik
Lexo po ashtu Dy shpërthime të fuqishme në Bagdad, lëshohen sirenat që paralajmërojnë për rrezik

Kujtojmë se rritja e tensioneve në rajon ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi një sulm ndaj Qassem Soleimani.

Soleimani, arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit, si shef i forcave të Qudsit të Gardës Revolucionare, u vra të premten në një sulm me dron amerikan derisa gjendej në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.

Si përgjigje, përveç sulmeve me raketa, autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Sipas mediave, një “ofertë e tillë” është bërë gjatë transmetimit televiziv të funeralit nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë.

Veç kësaj, Irani ka bërë të ditur se nuk do të respektojë me asnjë kufizim të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, njoftoi të dielën televizioni shtetëror i vendit.

Gjithashtu, vrasja e gjeneralit iranian ka ndikuar që një vendim të merret edhe nga Parlamenti i Irakut, i cili ka nxjerrë një rezolutë me të cilën kërkohet largimi i trupave amerikane nga vendi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Fotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit

Fotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit

Botë
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus

Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus

Evropa
Kalo në kategori