LAJMI I FUNDIT:

Dy raketa shpërthejnë pranë ambasadës amerikane në Bagdad

Dy raketa shpërthejnë pranë ambasadës amerikane në Bagdad

Raketat kanë shpërthyer pranë Ambasadës së SHBA-së në Bagdad dhe një bazë ajrore ushtarake që strehon trupat amerikane, sipas raportimeve.

Të paktën dy raketa shpërthyen pranë ambasadës, e cila është e vendosur në Zonën e Gjelbër të Sigurisë, sipas Sky News Arabia, transmeton Telegrafi.


Në fillim të kësaj jave, protestuesit pro-Iranit sulmuan ambasadën amerikane në një rrethim që zgjati pak më shumë se një ditë. Tre raketa të tjera u qëlluan në Balad Airbase që strehojnë trupat amerikane, rreth 60 kilometra në veri të qytetit, sipas Reuters.

Prej tyre, dy raketa Katyusha ranë brenda bazës. Nuk është e qartë se sa trupa amerikane po banojnë në bazë. Nuk ka raportime për lëndime.

Të Premten, me kohën lokale, një sulm ajror vrau gjeneralin e Iranit Qassem Soleimani – një veprim për të cilin presidenti i vendit Rhouhani ka premtuar me ngulm hakmarrje për SHBA.

Gjenerali ishte arkitekti i luftës në hije dhe zgjerimit ushtarak të Iranit në Lindjen e Mesme dhe ishte në shënjestër të veçantë sepse ai po zhvillonte në mënyrë aktive plane për të vrarë anëtarët e ushtrisë dhe diplomatëve amerikanë në rajon. /Telegrafi/