Dy punonjës të ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje pranë një muzeu hebraik në Uashington DC, sipas Sekretares së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem.

Viktimat, një burrë dhe një grua, u qëlluan ndërsa po dilnin nga një aktivitet në muzeun hebraik të kryeqytetit, thanë burime për CBS, duke shtuar se incidenti duket se është shënjestruar.


Policia e ka identifikuar të dyshuarin si Elias Rodriguez nga Çikago, Illinois. Ai është ndaluar, transmeton Telegrafi.

Dyshja u qëllua rreth orës 21:05 sipas orës lokale, ndërsa po dilnin nga një aktivitet në muzeun hebraik. Viktimat nuk janë identifikuar publikisht.

E Noem, është zotuar ta "nxjerrë këtë autor të shthurur para drejtësisë", ndërsa ambasadorja e Izraelit në OKB e quajti incidentin një "akt të shthurur terrorizmi antisemit".

Zëdhënësja e ambasadës izraelite, Tal Naim Cohen, ka ndarë një deklaratë në X.

"Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite u qëlluan sonte nga afër, ndërsa merrnin pjesë në një aktivitet hebraik në muzeun hebraik të në Uashington DC", tha ajo.

"Ne kemi besim të plotë te autoritetet e zbatimit të ligjit si në nivel lokal ashtu edhe në atë federal për të kapur autorin e sulmit, dhe për të mbrojtur përfaqësuesit e Izraelit dhe komunitetet hebraike në të gjithë Shtetet e Bashkuara", shtoi ajo. /Telegrafi/