LAJMI I FUNDIT:

​Dy projekte të rëndësishme infrastrukturore marrin miratimin nga Trupa Drejtuese Ndërministrore

​Dy projekte të rëndësishme infrastrukturore marrin miratimin nga Trupa Drejtuese Ndërministrore

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka mbajtur sot një takim me Trupën Drejtuese Ndërministrore për zhvillimin e projekteve të rëndësishme rrugore.

Në këtë takim ishin të parapara konstituimi i trupës drejtuese, aprovimi për inicimin e vazhdimit të punimeve në autostradën Gjilan-Dheu i Bardhë dhe aprovimi i procedurave për sigurimin e fondeve për autostradën Prishtinë-Merdare.


Pas diskutimeve që u zhvilluan, në parim të gjithë ishin pro zhvillimit të këtyre projekteve strategjike për vendin.

Ministri Abrashi tha se autostrada Prishtinë-Gjilan, është një projekt në vazhdim i iniciuar nga Qeveria e Kosovës, ku aktualisht punimet janë duke u zhvilluar në pjesën e parë dhe duhet vazhdojnë edhe në segmentin e mbetur të planifikuar deri në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

“Kjo pjesë e mbetur e autostradës do të sigurojë një lidhje dhe lëvizshmëri më të mirë për qytetarët dhe bizneset e Kosovës, e posaçërisht të rajonit të Anamoravës dhe Luginës së Preshevës me Prishtinën dhe korridorin X”, tha ai.

Ndërsa projekti i vazhdimit të autostradës Prishtinë-Merdare, përfshin segmentin e fundit. Ministri Abrashi tha se kjo rrugë përshkon Kosovën nga Vërmica në Merdare, me një gjatësi totale prej 128 kilometra dhe siguron qasjen e Kosovës në rrjetet rrugore Evropiane, duke përmirësuar lidhjet me vendet e tjera të Ballkanit.

Pjesë e kësaj trupe janë Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Ministria e Financave, ajo e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Infrastrukturës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori