LAJMI I FUNDIT:

Dy persona në gjendje kritike afër vendit ku ishte helmuar ish-spiuni rus dhe vajza e tij

Dy persona në gjendje kritike afër vendit ku ishte helmuar ish-spiuni rus dhe vajza e tij

Policia britanike ka njoftuar për një “incident të madh”, pasi dy persona i janë ekspozuar një substance të panjohur afër vendit ku ishte helmuar ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij, Yulia.

Policia ka thënë përmes një deklarate se një burrë dhe një grua në të 40-at, janë në gjendje kritike pasi janë gjetur në Amesbury, 13 kilometra larg nga vendi ku ishin helmuar Skripalët më 4 mars.

Policia ka izoluar zonën kur janë gjetur personat, pavarësisht se zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se rasti nuk besohet se përbën rrezik më të gjerë.

Britania akuzon Rusinë për helmim të Skipalëve me agjent nervor Noviçok, derisa Moska kundërshton çdo keqbërje, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Spiuni rus në Britani “helmohet në veturën e tij”
Lexo po ashtu Spiuni rus në Britani “helmohet në veturën e tij”

Noviçok është krijuar në kohën e Luftës së Ftohtë, në mes të Rusisë dhe Perëndimit, çka ka ndikuar në dëbimin e qindra diplomatëve nga të dyja palët.

Sergei dhe Yulia Skripal ishin gjetur pa ndjenja afër një stoli në Salisbury dhe kanë kaluar javë të tëra duke marrë trajtim shëndetësor.

Aktualisht ata janë liruar nga spitali, mirëpo mjekët ende nuk kanë dhënë detaje se si mund të ndikojë helmimi në shëndetin e tyre në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori