LAJMI I FUNDIT:

Dy persona kanë tentuar kidnapimin e një vajze në Çair

Dy persona kanë tentuar kidnapimin e një vajze në Çair

Dy persona kanë tentuar që një vajzë 19-vjeçare ta fusin në një makinë natën e kaluar në rrugën “Indira Gandi” në komunën e Çairit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në stacionin Policor në Çair, personi me iniciale S.G. (19) raportoi se natën e kaluar në orën 21:30 ndërsa po udhëtonte përgjatë rrugës “Indira Gandi”, një automjet me dy persona po lëvizte drejtë saj. Në një moment, automjeti iu afrua vajzës dhe ai e kapi për dore dhe filloi ta tërheqë atë, ndërsa personi tjetër e shtyu atë nga mbrapa me qëllim të futjes së saj në automjet. Pasi thirri babanë e saj, njerëzit u larguan nga vendi, njofton Ministria e Brendshme në buletinin e saj të rregullt.


Janë marr të gjitha masat për zbardhjen e rastit. /Telegrafi/