Dy persona dhunuan një femër në Prishtinë, njëri arrestohet tjetri në arrati

Një person është arrestuar nën dyshimin se në bashkëveprim me një person tjetër të dyshuar i cili gjendet në arrati kanë dhunuar një femër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më datë 03.03.2023 në Prishtinë.
“Prishtinë 03.03.2023-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati e kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML-Prishtinë ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/05/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































