LAJMI I FUNDIT:

Dy persona dënohen me 21 vjet e gjysmë burg për vrasje

Dy persona dënohen me 21 vjet e gjysmë burg për vrasje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve S.LL. dhe F.LL. për veprat penale vrasja e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve sipas Kodit Penal të Kosovës.

S.LL. për veprën penale vrasja e rëndë është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 18 vjetësh, ndërsa për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve është liruar nga akuza.


Derisa i akuzuari tjetër, F.LL. për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej tre vjet e gjysmë, ndërsa për veprën penale vrasja e rëndë është liruar nga akuza.

Të pandehurit në vitin 2016 pas marrëveshjes paraprake me personat NN, me dashje që të privojnë nga jeta tani të ndjerin F.B. për shkak të konflikteve të mëhershme, në atë mënyrë derisa i ndjeri F.B. ishte në veturë, të pandehurit i kishin dalë në pritë dhe bashkë me personat NN kishin shtënë në drejtim të veturës tjetër ku ndodhej F.B., njofton Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ata me këtë rast qëlluan me armë të dëmtuarin dhe pasi i njëjti kishte arritur në atë gjendje të dalë nga vetura, të pandehurit S.LL. dhe F.LL. e kishin ndjekur pas duke shtënë në drejtim të tij dhe bashkë me personat NN e kishin goditur me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda, të cilave nuk iu ka mbijetuar.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori