Me ftesë të Klubit të notit Saint Dezier të Francës ,dy notarët e ri Ardit Hysejni (viti i lindjes 2001) dhe Eda Zeqiri (2004) të reprezentacionit të Kosoves do të marrin pjesë në garën ndërkombëtare “9ème Meeting International Benjamins-Poussins de Saint Dizier (France)”.

Gara në fjalë organizohet me datën 29-30Mars 2014 në Saint Dezier të Francës, në këtë garë që është ndër garat më të forta në Evropë për kategoritë e reja, do të marrin pjesë edhe notarë nga shumë shtete si: Franca, Gjermania, Rusia, Holanda, Belgjika, Turqia, Spanja, Britania e Madhe, Egjipti, Suedia, Bjellorusia etj. Kjo garë organizohet për grupmosha të reja të vitlindjeve 2001; 2002; 2003; 2004 e më të ri.


“Presim që paraqitja e dy notareve tanë të jetë në nivel të mirë përkundër që pritet të ketë një konkurencë shumë të fortë”, thuhet në njoftimin e Federatës së notit të Kosovës. /Sporti1/Telegrafi/ 

telegrafi sport app