Në javën e tretë zhvillohen dy ndeshje në të cilat takohen Drenica –R&Rrukolli – Ferizaj (të dielën në ora 19:00) dhe Besa – Luboteni (të hënën në ora 19:00), që njëherësh është ndeshja më intersante e javës.

Luboteni udhëton në Pejë me bilanc të qindpërqindtë këtë sezon, dy ndeshje-dy fitore. Në konkurrencën e femrave, duket se garat do të jenë më joshëse, ndonëse është e qartë se kampioni dhe fituesi i Kupës Prishtina, nuk është përgatitur si duhet, madje ishte në pyetje edhe vazhdimi i garave.


Në këtë javën kemi ballafaqimin kryesor në të cilin Universiteti AAB e pret Dritën e Gjilanit, konkurrentin kryesor në luftë për titullin e kampionit. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 19:00.

Të dielën zhvillohen dy ndeshjet tjera në të cilat takohen: Kastrioti – Skenderaj (13:00) dhe Prishtina – Flaka, në të cilat Kastrioti dhe Prishtina janë të favorizuar karshi rivalëve të tyre. (11:30). Pas dy javës vetëm Universiteti AAB i ka të shënuara dy fitore. /Zëri/Telegrafi/

telegrafi sport app