LAJMI I FUNDIT:

Dy muaj pas aksidentit fatal të Ferhat Bejtullahut, vajza e tij akuzon institucionet për manipulim të provave

Dy muaj pas aksidentit fatal të Ferhat Bejtullahut, vajza e tij akuzon institucionet për manipulim të provave

Profesori Ferhat Bejtullahu, mbrëmjen e 2 dhjetorit, po bënte si zakonisht rrugën nga vendi i punës së tij, kolegji UBT, për në banesën e tij.

Por, në rrugën “Bill Klinton”, afër vendit të tij të punës një shofer i papërgjegjshëm e shtypi me veturë. Bejtullahu, një profesor i respektuar në lëmin e tij, vdiq pak orë më vonë nga plagët e marra nga ky aksident.


E dy muaj pas këtij rasti tragjik, ka reaguar vajza e tij Sihana Bejtullahu e cila ka akuzuar institucionet e rendit për mosveprim të drejtë apo “manipulim të provave”.

Ajo në një reagim në Facebook, ka shkruar se këtë reagim nuk do ta bënte nëse institucionet do kishin kryer punën e tyre si duhet apo adresojnë shqetësimet tona me shkrim pas ndodhjes së rastit.

“Mënyra se si Policia dhe Prokuroria e Kosovës e trajtoi rastin e vrasjes së babit tim dhe vrasjes makabre të djalit 18-vjeçar në Podujevë ishte alarm tjetër që nuk mund ta shpërfillja dhe tregoj edhe padrejtësitë në lidhje me rastin e babit tim”, ka shkruar Sihana Bejtullahu.

Prishtinë, ndërron jetë personi që u godit nga një veturë ditën e shtunë
Lexo po ashtu Prishtinë, ndërron jetë personi që u godit nga një veturë ditën e shtunë

Reagimi i plotë:

REAGIM lidhur me mos veprimin e drejtë apo “manipulimin e provave” të institucioneve ligj-zbatuese në rastet e fundit, duke përfshirë rastin e babit tim.

SOT bëhen 2 muaj e 7 ditë nga tragjedia që goditi familjen time e unë sorollatem nga institucioni në institucion, dërgoj me dhjetëra emaila e nuk kam as një përgjigje – CKA PO NDODHE?
Pavarësisht rezistencës sime dhe refuzimit për t’u përfshirë në postime e dhënë deklarata për medie edhe pse më është kërkuar disa here në lidhje me rastin e babait tim, sot, kur po shoh që raste të ngjashme po vazhdojnë të ndodhin çdo javë, po e ndiej përgjegjësi morale të reagoj publikisht në lidhje mos veprimin apo “manipulimin e provave” nga institucionet ligj-zbatuese në rastet e fundit.

Këtë reagim nuk do ta shkruaja nëse institucionet do kishin kryer punën e tyre si duhet apo adresojnë shqetësimet tona me shkrim pas ndodhjes së rastit. Por, mënyra se si Policia dhe Prokuroria e Kosovës e trajtoi rastin e vrasjes së babit tim dhe vrasjes makabre të djalit 18-vjeçar në Podujevë ishte alarm tjetër që nuk mund ta shpërfillja dhe tregoj edhe padrejtësitë në lidhje me rastin e babit tim.

Babi im u godit me veturë, në pikë të ditës, midis Prishtinës e midis dhjetëra njerëzve tjerë që ishin pjesëtarë të komunikacionit atë ditë të 2 dhjetorit 2023.
Personi që ishte vozitës i makinës Porsrche 911, vendosi të shtypte gazin për të tejkaluar kolonën e krijuar te sheshi Bill Clinton (vend zakonisht shumë i ngarkuar) ku në mes të ditës të kalojë në traken (shiritin) e autobusit, ku goditi me shpejtës marramendëse një këmbësor, një burrë me emër e mbiemër, babin tim.

Po na rastisi edhe që vozitësi të jetë i biri i një personi shumë të pasur dhe të fuqishëm, jo vetëm në rrafsh ekonomik, por edhe politik. Rrjedhimisht, ky njeri, pavarësisht së kaluarës me disa vepra penale me fatalitet në komunikacion (që besoj mediat mund të marrin informata të saktë), nuk e ka mbajtur as një orë burg deri më tani!!!

Ndoshta një jetë, e as dy nuk mjaftojnë që prokuroria ta dërgojë dikë në mbajtje. Por teksa prokuroria mbase pret për më shumë jetë, për ne ajo jetë ishte GJITHCKA!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori