LAJMI I FUNDIT:

Dy ministra paralajmërojnë pezullimin e punimeve në kanionin e Holtës

Dy ministra paralajmërojnë pezullimin e punimeve në kanionin e Holtës

Kanionet e Holtës në Gramsh mblodhën të shtunën në një dëgjesë me banorë të zonës ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe deputetin socialist, Taulant Balla.

Banorët kanë kërkuar nga ministrat përgjigje të prerë: “Do ta ndaloni apo jo? Kaq duam”.


Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Ballla ka kritikuar kompaninë që po ndërton HEC-in mbi kanionin e Holtës që nuk ka biseduar më parë me banorët rreth projektit. Gjithashtu Balla iu premtoi banorëve se nëse një qime floku t’i preket kësaj bukurie natyrore, projekti do të shkojë direkt në anulim.

“Shumë gabim që kompania nuk ka bërë prezantimin e projektit. Fajin e kemi edhe neve që nuk përfshimë njerëzit në transparencën e këtij projekti. Na thanë banorët që bllokohet hyrja në kanion dhe nëse kjo ndodh kanioni del jashtë çdo funksioni. Po i bllokove hyrjen ti, si do hynë ata, me not?”, iu drejtua me kritika Taulant Balla, përfaqësuesit të kompanisë që po ndërton HEC-in mbi Holtë.

Më pas ai falënderoi banorët që u ngritën në protestë.

“Protesta ia vlejti, sepse po të mos ishit ngritur ju në protestë, ne nuk do ishim sot këtu. Falënderoj Belindën që mori vendimin për anulimin e projektit, jo vetëm për HEC-in këtu në Holtë, por për një numër të madhe HEC-esh në vend. Procesi i pezullimit do shoqërohet me një proces sqimatar, për të parë detaj më detaj të gjithë projektin, me garancinë që një qime floku t’i preket kësaj bukurie natyrore, do shkohet direkt në anulim”, premtoi Balla.

Më pasi ai tha se çdo aset bukurie natyrore duhet vënë në dispozicion të zhvillimit ekonomik.

“Çdo aset bukurie natyrore që kemi, duhet ta vëmë në dispozicion të ekonomisë. Duhet të gjejmë një ekuilibër mes  zhvillimit ekonomik dhe bukurisë natyrore. Jemi në krah të njerëzve, sepse vëmendja është për ju, banorët e kësaj zonë dhe banorët e Gramshit. Të jeni të sigurt që do e mbajmë fjalën që dhamë sot këtu përpara jush”, përfundoi ai.

Ministrja Balluku theksoi se ka endosur ngrirjen e të gjithë kontratave jooperative deri në daljen e raportit të skanimit të tyre.
“Po ashtu, do të bashkërendojmë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për një qasje ligjore dhe administrative të integruar në mënyrë që të mos përsëriten më situata ligjërisht të paatakueshme, por faktikisht të papranueshme, siç është dhe rasti i fundit në Gramsh. Së bashku me ministrin Klosi do ta kthejmë rastin e Gramshit në një platformë diskutimi të hapur me komunitetin dhe do të punojmë për përmirësimin e bazës ligjore e të procedurave”.

“Dua ta them shumë qartë: vërtet HEC-ët e vegjël kontribuojnë në ekonomi, por dhe mund të dëmtojnë ekonomikisht shumë më tepër sesa kontributi i tyre nëse për një HEC të vogël i bie vlera një pasurie të madhe natyrore. Ndaj, na duhet një ekuilibër perfekt mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes se pasurive tona natyrore, të cilat janë pasuria më e madhe që ne shqiptarët kemi”, tha Balluku.

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori