LAJMI I FUNDIT:

Dy këshilla të lashta japoneze për të qëndruar të shëndetshëm dhe për trup të hollë

Dy këshilla të lashta japoneze për të qëndruar të shëndetshëm dhe për trup të hollë

Përderisa ngrënia e një diete me vlera të larta ushqimoer, ushtrimet fizike dhe konsumimi i sasive të mëdha të ujit njihen si mënyra të përgjithshme për të qëndruar të shëndetshëm dhe në formët ë mirë fizike, çdo kulturë i ka idetë e tyre se si duhet të mirëmbahet një figurë e shëndetshme.

Japonezët i ndjekin disa rregulla për këtë, dy prej të cilave janë më thelbësore, dhe që nëse i ndiqni edhe ju, do të humbni peshë dhe do të jeni shumë më të shëndetshëm.


Shmangni konsumimin e lëngjeve gjatë ushqimit

Shumica e njerëzve në Japoni e shmangin konsumimin e lëngjeve të çfarëdoshme gjatë kohës kur hanë, pasi që besojnë se është e keqe për sistemin e tretjes. Por, mos harroni se trupin tuaj mund ta furnizon me lëngje të ndryshme për ushqimit që e hani, si p.sh., frutat, perimet dhe supa.

Dushi i nxehtë jua zgjat jetën

Kujt nuk i pëlqen një dush i nxehtë? Dushi i nxehtë jua relakson muskujt, jua përmirëson qarkullimin e gjakut dhe bën të ndjeheni të relaksuar. Shumë japonezë thonë se dushi i rregullt i ngrohët është thelbësor për lëkurë të pastër, sistem më të mirë të tretjes dhe për një jetë më të gjatë. Temperatura ideale besohet të jetë diku rreth 37 gradë celsius. /Telegrafi/