Kamerat e sigurisë kanë filmuar dy kamikazë në ashensorin me të cilin zbresin deri tek restoranti i hotelit në Shri Lankë, ku më pas hedhin veten në erë në një ambient të mbushur me burra, gra e fëmijë.

Ata kishin çanta në shpinë të mbushura me lënë shpërthyese të cilët diskutonin në ashensor për planin e tyre, vetëm pak momente para se të kryenin sulmin terrorist në ditën kur po festoheshin Pashkët, transmeton Telegrafi.

Në një moment dukej gjithçka në rregull në restorant, ku pushuesit po shijonin specialitetet e tyre të preferuara dhe më pas shndërrohet në “ferr” nga shpërthimi i fuqishëm.

E zyrtarët e Shri Lankës besojnë se njëri nga sulmuesit në Shangri-La ishte i biri i një biznesmeni në Colombo, kurse në sulmet e planifikuar kishin humbur jetën më shumë se 300 persona. /Telegrafi/