Dy ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Januzi dhe Abit Asllani, kanë folur për luftën e UÇK-së.
Ali Januzi ka thënë se takimin e parë me komandantin Adem Jashari e ka pasur në vitin 1995.
“Takimi i parë ishte më 1995 në muajin tetor. Për herë të parë ishte që u takuam me të, babanë e tij dhe Hamzën. Ne kishim dëgjuar për Ademin, për heroizmin e tyre dhe ne ishim të gatshëm të ju dalim në ndihmë edhe më herët, por nuk kishte organizim”, ka thënë Januzi në Debat Plus në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.
Januzi ka thënë se para se të takohej me Adem Jasharin ai ishte takuar me Sami Lushtakun.
Ai ka shtuar më tej se si grup kanë shpërndarë pamflete që të vetëdijësojnë masën se Jugosllavia është duke rënë dhe se lufta një ditë do të ndodh.
Ndërkaq, Abit Asllani ka thënë se ngjarjet e vitit 1981 kanë qenë ato të cilat e kanë determinu plotësisht rrjedhën politike edhe kombëtare të Kosovës.
“Është një vit i cili paraqet kthesë në kuptimin kombëtar. Në atë kohë shumë njerëz kanë provu që të organizohen në forma të ndryshme për të kryer aktivitete të natyrës kombëtare. Ka qenë vështirë t’i takojë një grupi siç janë quajtur ilegal. Ne kemi vepru në mënyrë konfidenciale.
Asllani ka treguar se kanë mbajtur takime të fshehta në Maqedoni, në vitin 1987, dhe se për ato takime ata kishin udhëtuar gjithë natën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KSHZ: Rivotimi nga personat e sëmurë dhe të burgosurve u zhvillua pa probleme
Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për trafikim me narkotikë dhe posedim armësh – njëri gëlltiti qesen me kokainë gjatë arrestimit
Tetova sivjet me 123 filloristë më pak, në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251