Manchester City e ka realizuar edhe golin e katërt në përballjen ndaj Real Madridit në Etihad Stadium.

Sfida e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ka dhuruar një lojë jashtëzakonisht të bukur me shumë gola, ndërsa vendasit janë në epërsi (4-3).


Kësaj radhe ishte Bernardo Silva futbollisti që e gjeti rrjetin për golin e katërt të ekipit nikoqir (74’).

Nuk zgjati shumë dhe u akordua penallti për Realin për prekje të topit me dorë në zonë dhe përgjegjësinë e mori Karim Benzema për të treguar klasin e tij duke shënuar me panenka (82’).

Kujtojmë që City shënoi dy gola në pjesën e parë me anë të Kevin De Bruyne e Gabriel Jesus dhe dy të tjerë në të dytën përmes Phil Foden dhe tash Silva.

Ndërsa Reali ka shënuar një gol në pjesën e parë përmes Karim Benzemas dhe dy të tjerë në të dytën me anë të Vinicius Junior e Benzema. /Telegrafi/

https://twitter.com/MannyCRC/status/1519053360162353152