Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal është lidhur me një transferim sensacional në elitën e futbollit anglez.

17-vjeçari po cilësohet gjerësisht si njëri prej lojtarëve të rinj më të mirë në botën e futbollit dhe tashmë po parashikohet si një fitues i ardhshëm i Topit të Artë.


Ndonëse këtë vit ai me gjasë nuk do ta fitojë këtë çmim, megjithatë, Yamal është në mesin e lojtarëve të nominuar pas paraqitjeve fantastike në sezonin 2023/2024.

Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime për Barcelonën sezonin e kaluar dhe pastaj luajti rol kyç në triumfin e Spanjës në Euro 2024, aty ku në fund u shpall lojtari më i mirë.

Adoleshenti spanjoll e ka ka bartur këtë formë edhe në sezonin e ri, aty ku deri më tani ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në të gjitha garat për Barcelonën.

lamine 1 1

Yamal është nën kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, me marrëveshjen e tij aktuale e cila raportohet se përfshin një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh.

Bisedimet për zgjatjen e kontratës po vazhdojnë, por një raportim i ri ka bërë me dije se dy klube nga Liga Premier po konsiderojnë mundësinë e një ofertë për Yamal.

Gazetari Miguel Delaney ka bërë me dije se Arsenali dhe Liverpooli janë duke monitoruar Yamalin dhe po konsiderojnë mundësinë e dërgimit të një ofertë për sulmuesin.

Pasi së fundmi humbën apelin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për shpenzimet e tyre gjatë sezonit 2023/2024, Barcelona raportohet se është në rrezik për thyerjen e rregullave të ‘Fair-play financiar’ dhe kjo ka hapur derën për klubet e tjera që të interesohen për yjet e saj./Telegrafi/

telegrafi sport app