LAJMI I FUNDIT:

Dy familje ngujohen nga bora në Bjeshkët e Rugovës, policia i evakuon

Dy familje ngujohen nga bora në Bjeshkët e Rugovës, policia i evakuon

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me disa qytetarë, kanë evakuuar dy familje të ngujuara në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkët e Rugovës, të cilat janë bllokuar nga bora.

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, policia ka arritur pas disa orëve në fshatin Shtupeq i Vogël.


“Më datën 12.12.2021, rreth orës 15:00, Stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit Vitomiricë/Radavc, DRPK Perëndimi në Gjakovë, kanë pranuar informacionin nga një qytetar se dy familje kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkën e Rugovës. Patrulla kufitare, menjëherë është nisur për në lokacionin në fjalë, por për shkak të kushteve shumë të vështira dhe rrugës së bllokuar nga bora, pas disa orëve kanë arritur në fshatin Shtupeq i Vogël për t’iu dhënë ndihmë atyre”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, bëhet e ditur se në mesin e personave të ngujuar ishin edhe dy fëmijë.

“Zyrtarët policorë nga kufiri kanë arritur t’i takojnë dhe t’u ndihmojnë qytetarëve të cilët kanë mbetur të bllokuar në borë, ku në mesin e tyre ishin edhe dy fëmijë. Nga policia është bërë shoqërimi i tyre deri në qytetin e Pejës”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori