LAJMI I FUNDIT:

Dy deputetë të Kuvendit i bashkohen Nismës Socialdemokrate

Dy deputetë të Kuvendit i bashkohen Nismës Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha dhe kryetarin e Partisë së Ashkalive për Integrim, Etem Arifi.

Më anë të kësaj marrëveshje, deputetët Veton Berisha dhe Etem Arifi, pajtohen që të bashkëngjiten dhe veprojnë në kuadër të Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.


Kësisoj, numri i Grupit Parlamentar të Nismës nga gjashtë rritet në tetë.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka uruar deputetëve Berisha dhe Etemi mirëseardhje në Grupin Parlamentar të Nismës.

Nga ana tjetër, deputetët Berisha dhe Arifi janë shprehur të kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje.

“Ne e kemi mirëprit shumë këtë marrëveshje për shkak se po i bashkojmë forcat brenda Grupit Parlamentar të Nismës me kushtin që bashkë me i shty proceset përpara. Komuniteti ynë e ka pritë shumë mirë për faktin se Nisma është një parti socialdemokrate dhe kemi shumë çështje të përbashkëta”, ka thënë deputeti Berisha pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes deputetët Berisha dhe Arifi janë pritur në ambientet e Grupit Parlamentar të Nismës nga shefi i këtij Grupi Parlamentar, Bilall Sherifi dhe deputetët tjerë të Nismës.

Sherifi ndër të tjera u zotua se Grupi Parlamentar i Nismës do t’ua jap gjithë hapësirën e nevojshme deputetëve Berisha dhe Arifi në Kuvend dhe Komisione Parlamentare.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori