Dy herë brenda ditës ka dështuar të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ky Projektligj ka dështuar të votohet në orët e paradites në vazhdimin e seancës në mungesë të kuorumit, pasi vetëm 60 deputetë kanë marr pjesë në votim.
Por, ky Projektligj dështoi të votohet edhe në orët e pasdites, saktësisht në seancën e re të Kuvendit.
Kjo është hera e katërt që ky Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike vihet në votim, e që dështon të miratohet.
Opozita është shprehur kundër këtij Projektligji.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi pati thënë se Qeveria nuk duhet të pret nga opozita që të sigurohen votat për ta kaluar këtë Projektligji.
Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Bedri Hamza ka thënë se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike i propozuar nga Qeveria e Kosovës, nuk është i duhuri dhe se i njëjti nuk e përkrahë sektorin privat.
Ndërkaq, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë në Kuvend se ky Projektligj nuk e ka qëllim vetëm tërheqjen e 10 përqindëshit të Trustit.
“Ka në vete disa nene që e bëjnë të mundshme implementimin e programit qeverisës për rimëkëmbje ekonomike”, tha ajo.
Sipas saj, njëra është hapja e 10 dritareve të reja në kuadër të fondit kosovar për garanci kreditore deri në shumën 100 milionë.
Bajrami tha se me këtë Projektligj jep mundësinë që edhe fermat e vogla që nuk janë fare të regjistruara si biznese, të marrin kredi nën ombrellën e fondit.
“Projektligji mundëson që 100 milionë euro nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit të mund të shfrytëzohen për transfere dhe subvencione për t’iu ndihmuar ndërmarrjeve në sektorin privat”, ka thënë ajo.
Ndryshe, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri javë më parë pati thënë se nëse kalon Projektligji procedura e aplikimit do të jetë online, e thjeshtë, duke e marrë parasysh situatën mes pandeminë.
“Procedura e aplikimit do të jetë e thjeshtë. Do të jepet numri personal dhe i xhirollogarisë, kjo verifikohet nga BQK-ja dhe paratë e Trustit, 10 për qindëshi do të jetë në xhirollogari të përfituesit, atij që aplikon”, kishte bërë të ditur Tahiri.
Ai pati thënë se janë diku mbi 630,349 persona që janë pjesë e kësaj skeme, raporton Telegrafi.
Sipas tij, nëse kjo punë fillon nga shtatori e tutje, hyjnë rreth 200 milionë euro hyjnë në qarkullim në tregun e Kosovës.
“Nuk e dimë sa do të tërhiqen, pasi një numër i madh i njerëzve mund të tërheqin vetëm një shumë të vogël”, tha ai, e që mund të jenë rreth 50 për qind e personave që janë pjesë e kësaj skeme.
Zëvendëskryeministri kishte thënë nga kjo mundësi e tërheqjes së 10 për qindëshit janë tri benefite: krijohet qarkullim i parasë kesh, mund të bëhet një planifikim familjar buxhetor sado i vogël por në një kohë të vështirë dhe paratë i marrin njerëzit që kanë kontribuuar me vite.
Ndërkaq, Ardian Zalli nga Trusti pensional pati njoftuar se tërheqja 10 për qindëshit do të bëhet vetëm online dhe mund të bëhet vetëm pasi ligji të hyjë në fuqi, të nënshkruhet nga presidenti dhe të shpallet në gazetën zyrtare.
“Besoj se e kemi thjeshtuar procesin…. Kurdo që mund të ndodh aplikimi të bëhet vetëm online dhe kjo shkon edhe në favor të situatës me pandeminë, në mënyrë që të mos përhapet…”, tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi