Dwayne Johnson shfaq transformimin për rolin e ri, në Festivalin e Filmit në Venecia

Dwayne Johnson u pa me një trup dukshëm më të dobësuar teksa u largua nga Festivali i Filmit në Venecia, ku prezantoi filmin biografik “The Smashing Machine” përkrah Emily Blunt.
Aktori 53-vjeçar, i njohur si The Rock, humbi rreth 27 kilogramë dhe përdori proteza për të portretizuar ish-kampionin e MMA-së, Mark Kerr.
Në film, Johnson shfaq jo vetëm anën sportive të Kerr, por edhe betejën e tij me varësinë nga substancat dhe marrëdhënien e ndërlikuar me bashkëshorten Dawn Staples, rol i interpretuar nga Emily Blunt, shkruan DailyMail.
“Ky nuk është vetëm një film për luftën, është një histori dashurie dhe mbijetese”, tha ai, duke u emocionuar gjatë konferencës për shtyp.
Aktori zbuloi gjithashtu se transformimi i tij fizik u ndihmua nga një regjim i rreptë shëndetësor dhe trajtime të personalizuara për shërimin e zorrëve, pas dëmtimeve të shkaktuara nga antibiotikët ndër vite. /Telegrafi/
































































