“Radha është një koncept që interpretohet në mënyrë tërësisht të gabuar dhe veprimet e KED për dërgimin e listave te organet e emërtesës është një vendim që nuk ndikon fare në respektimin e Kushtetutës dhe ligjit, dhe nuk mund të më ngarkojë me përgjegjësi personale”.
Kjo ishte përgjigjja e parë e Ardian Dovranit, kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në intervistën e dhënë për Top Channel, ku sqaroi rolin e tij në procesin e vlerësimit dhe dërgimit të listave me emrat e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti Ilir Meta e akuzon kreun e KED se nuk ka respektuar radhën e përcaktuar në Kushtetutë me dërgimin e listave në të njëjtën kohë si për presidencën ashtu edhe për kuvendin. Por sipas Dovranit, radha Presidencë-Kuvend-Gjykatë e Lartë është përcaktuar për një situatë normale dhe jo kur disa hapësira krijohen njëherazi.
Në kushtet kur të gjitha vendet në Gjykatën Kushtetuese janë bosh, Dovrani bëri këtë përcaktim për radhën: “Radha është momenti kur lind hapësira, kush është kompetent, pastaj ku përfundon procesi është diçka tjetër që nuk ka lidhje fare me kushtëzimin e njëri-tjetrit, Kuvendit dhe Presidentit”.
Ardian Dovrani komentoi edhe veprimin e presidentit për të dorëzuar në 3 Prokurori kallëzimin penal ndaj tij.
“Nuk kam parë që një kallëzim t’i drejtohet 3-4 Prokurorive njëherësh. Përgjithësisht ata që janë profesionistë dhe e njohin ligjin e Kushtetutën, pretendojnë dhe e dinë se cila është prokuroria kompetente për dorëzuar një kallëzim penal. Prokurori nuk duhet të mendojë se kush do të jetë kryetari i KED vitin tjetër, nuk duhet të mendoj fare se kush është kallëzuesi, por duhet të respektojë Kushtetutë”, – deklaroi kreu i KED.
Për Ardian Dvoranin, Kushtetuta është e qartë sa u përket anëtarëve që duhet të përzgjidhen në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij, gjyqtarët e rinj duhet të përzgjidhen nga Presidenti dhe Kuvendi midis 3 të kandidatëve të renditur të parët në listë.
I pyetur përse KED i dërgoi Presidentit listë me 4 emra dhe jo 3, Dvorani u përgjigj: “Sapo ju fola për procedurën e verifikimit. Ajo bazohet në disa kushte kandidimi: kandidati i cili plotëson këto kushte lejohet të kandidojë; KED ka bërë këtë detyrë. Tani ligji parashikon që Këshilli pasi përfundon vlerësimin, i dërgon organeve listën. Ishin 4, por mund të ishin 12, por Kushtetuta është e qartë, duhet të përzgjidhet midis 3 të parëve”.
“Kushtetuta që parashikon një gjë që nuk ka vend as për t’u diskutuar se anëtari zgjidhet midis 3 të parëve në listë”, – shtoi Dvorani.
Kreut të KED iu kërkua edhe një mendim se përse presidenti Meta zgjodhi të emërojë Marsida Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, e renditur e katërta në listë, dhe jo Arta Vorpsin, e renditur e para.
“Mendoj që një shpjegim duhet të jepet. Kodi i heshtjes ndaj argumentit nuk është sjellje korrekte”, – tha Dvorani.
Kreu i KED foli edhe për akuzat që ish-kryeministri Sali Berisha bëri ndaj tij.
“Unë s’kam bërë kurrë jetë politike. Jeta ime është tërësisht profesionale, nuk kam në asnjë moment jetë politike në aktivitetin tim. Kam punuar vetëm si nëpunës publik dhe tani jam gjyqtar”, – tha Dvorani.
Duke iu referuar akuzës së Berishës, Dvorani sqaroi se ka marrë pjesë në një aktivitet të Partisë Socialiste, kur ajo ishte në opozitë, por vetëm si përfaqësues i Unionit të Gjyqtarëve dhe të pranishëm aty ishin përfaqësues të prokurorëve, avokatëve, shoqëri civile dhe përfaqësues të ambasadave.
“Zoti Sali Berisha kujton pjesëmarrjen time në një aktivitet të PS. Kjo është një gjë e pavërtetë dhe nuk duhet të thuhet. Bëhet fjalë për një aktivitet ku unë kam marrë pjesë, së bashku me një koleg, si përfaqësues dhe anëtar të kryesisë së Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë. Në atë aktivitet kanë qenë pjesëmarrës të gjitha institucionet publike.
Aty kam përfaqësuar një grup interesi dhe kam qenë si përfaqësues në bazë të një vendimi të marrë nga Unioni i Gjyqtarëve. Merrnin pjesë përfaqësuesit e institucioneve të huaja dhe ambasadave”, – sqaroi Dovrani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën