LAJMI I FUNDIT:

Dushi: Vendi nuk mund të mbes me qeveri në detyrë deri në fund të mandatit të Kuvendit

Dushi: Vendi nuk mund të mbes me qeveri në detyrë deri në fund të mandatit të Kuvendit

Ish-anëtari i LDK-së në KQZ, Florian Dushi ka thënë se LVV po pretendon gabimisht sa vetëm ajo ka të drejtën për të formuar qeverinë dhe në kohë të pacaktuar.

Dushi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se shumë pak kushtetuta në botë e caktojnë kohën kur duhet që partia fituese të dërgojë emrin e mandatarit.


“Kjo nënkuptohet për shkak se partia e parë dëshiron që sa më shpejt të formon qeverinë dhe nga ana tjetër ka edhe përgjegjësinë e partisë që duhet të formojë institucionet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zëvendësministri i Drejtësisë në detyrë, thotë se Kuvendi ka mandat katër vjeçar dhe formimi i një qeveri të re është i ligjshëm.

“Nuk mund të mbetet vendi me qeveri në detyrë deri në fund të mandatit e as nuk mund të detyrohet kuvendi ta shpërndajë veten kur presidenti nuk e ka atë mundësi”.

Dushi thotë se Presidenti dhe subjektet tjera politike ia kanë njohur Vetëvendosjes përparësinë e krijimit të qeverisë.

“Por Vetëvendosje po bënë një interpretim të gabueshëm. Nëse e shohim edhe në shkresat e tyre ata po deklarojnë se subjekti i parë ka ekskluzivitet të pa afatizuar për krijimin e qeverisë”, tha ndër të tjera Florian Dushi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori