LAJMI I FUNDIT:

Dushan Janjiq, kandidat për president të Serbisë

Dushan Janjiq, kandidat për president të Serbisë

Kryetari i partisë “Serbia Aktive”, Dushan Janjiq, ka njoftuar se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2017.

Janjiq, i njohur për publikun si një analist politik dhe kreu i Forumit për Marrëdhënie Etnike, tha se këto zgjedhje do të jenë “një çast vendimtar për idenë e integrimeve evropiane”, transmeton Telegrafi.


Duke folur për programin e tij, Janjiq thotë se do të dalë me një program të demokracisë sociale dhe drejtësisë sociale, rindërtimin dhe ndërtimin e Serbisë, duke vazhduar integrimin evropian, por edhe me një mesazh të qartë se pa iu bashkuar NATO-s, nuk ka integrim evropian.

Ai thotë se fushata e tij tashmë ka filluar me mbledhjen e votave dhe përfundimin e marrëveshjeve me lëvizjet qytetare dhe iniciativat lokale dhe partitë e pakicave. /Telegrafi/