LAJMI I FUNDIT:

Durmishi: OSHP-ja e kaluar ka thelluar problemet, u kontraktua asfalt me 1 cent për metër katror

Durmishi: OSHP-ja e kaluar ka thelluar problemet, u kontraktua asfalt me 1 cent për metër katror

Nëse një kompani pretendon se i është bërë e padrejtë në një tender, mund të ankohet në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), që është institucioni i fundit në përgjegjësinë e të cilit është shqyrtimi i tenderëve.

OSHP mund të anulojë një tender dhe mund të jap masa ndëshkuese për ata që kanë shkelur procedurat e tenderimit.


Ky organ prej një kohë të gjatë është jo funksional derisa zgjedhje e anëtarëve te Bordit të OSHP-së është në procedurë në Kuvend.

Mungesa e këtij organi po vlerësohet se po i sjellë dëme ekonomike Kosovës.

Por zëvendësministri i Infrastrukturës ka një shpjegim në RTV Dukagjini për këtë çështje.

Durmishi: Do të na shkoj i gjithë mandati duke rregulluar problemet e trashëguara të shpronësimeve
Lexo po ashtu Durmishi: Do të na shkoj i gjithë mandati duke rregulluar problemet e trashëguara të shpronësimeve

Hysen Durmishi thotë se duhet të ketë një bord profesional të OSHP-së jo si ato të kaluarat që kanë sjellë vetëm problem.

“Ato borde në vend se të zgjidhin problem kanë shkaktuar më shumë problem. Unë kam kontratë në Ministri ku çmimi i asfaltit për m2 ka kushtuar 1 cent e në një rast tjetër 5 cent kur çmimi i tregut shkon në 8-10 euro për m2. Një punë që kushton 2 milionë euro e kanë kontraktuar me 10 mijë euro. Këtë e kanë bërë pasi e kanë ditur se ajo rrugë nuk do të bëhet fare”.

Durmishi thotë se të dy këto raste kur është kontraktuar shtrimi i asfaltit me 1 cent e 5 cent është dërguara në gjykatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori