LAJMI I FUNDIT:

Dumoshi dhe Zemaj shpërndanë maska përgjatë sheshit të Prishtinës

Dumoshi dhe Zemaj shpërndanë maska përgjatë sheshit të Prishtinës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi bashkë me Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, zv-ministrat e MKRS-së, dhe përfaqësues të “Let’s do it Kosova”, me rastin e ditës ndërkombëtare të rinisë, kanë shpërndarë maska në sheshin përgjatë sheshit në Prishtinë.

Ky aktivitet u realizua me qëllim të sensibilizimit të të rinjve në lidhje me rreziqet e pandemisë COVID-19 dhe për të promovuar kujdesin që duhet të kemi në përballje me këtë virus.


Para shpërndarjes Ministrja Dumoshi dhe Ministri Zemaj patën një adresim për mediat e pranishme ku ndër të tjera Ministrja Dumoshi theksoi që i janë bashkangjitur kësaj iniciative meqenëse është shumë e rëndësishme që të rinjtë e Kosovës të jenë pjesë e fushatës sensibilizuese ndaj luftës me COVID-19, një situatë e paprecedentë për të gjithë globin.

“Si ministri jemi angazhuar vazhdimisht që të rinjtë ti mbështesim me projekte dhe mjete financiare dhe në situatën me pandeminë e kemi shumëfishuar përpjekjen dhe përkrahjen. Unë pata një takim me Kuvendin e të rinjve të Kosovës dhe aty i informova për plotësim ndryshimin e ligjit për fuqizimin e rinisë i cili përveç ndryshimit që do të ketë në grup moshën që konsiderohet i ri/e re do të njohë edhe punën vullnetare të të rinjve” – ka theksuar Dumoshi.

Në anën tjetër Ministri Zemaj e theksoi që ka qenë një periudhë me angazhime të jashtëzakonshme të punëtorëve shëndetësorë dhe këtë iniciativë e mbështet meqenëse është shumë e rëndësishme që të rinjtë të jeni zëri i vetëdijesimit shoqëror ndaj këtij virusi.

“Në rrethana të tjera do ta shënonim ndryshe këtë ditë, mirëpo situata me pandeminë na e determinoi edhe agjendën e kësaj e dita e cila edhe pse në këso rrethana nuk duhet mbetur pa u shënuar” – ka deklaruar Zemaj.

Pas këtij adresimi Ministrja Dumoshi dhe Ministri Zemaj shpërndanë maskat për qytetarët përgjatë sheshit të Prishtinës./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori